Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Oxygen” ku rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte 20 vjeç.
Reperi thotë mes të tjerash se ka përdorur qetësues për këtë problem dhe se viziton rregullisht psikologun për gjendjen e tij emocionale.
“Dikur si i ri, si një 20-vjeçar deri në 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar. Është e hidhur që si 22-vjeçar me marrë qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familjes i kam kaluar këto sfida. Ankthi është pjesë e jetës.
Mos mendoni se mund t’ju ndihmojnë vetëm ilaçet dhe mjeku por këshillat e familjes dhe koha është ilaçi më i mirë që i duhet një të riu për të kaluar ankthin.
8 muaj e kam mbajtur të fshehtë, fatkeqësisht nuk ka shumë njohuri për shëndetin mendor tek ne. Unë shkoj çdo muaj se kam nevojë,
këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ke probleme emocionale është psikologu për këtë”, ka thënë reperi.
Kujtojmë që Mozzik po shijon aktualisht suks