Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka folur në Zona Zero në Top News për zgjedhjet e pjesshme të “6 Marsit”.

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu nëse Basha do japë dorëheqjen po humbi 6 bashkitë,deputeti demokrat tha se kjo është një garë për kadidatët lokale dhe jo për drejtuesit politikë.

“Është e rëndësishme të mos shpërdorohet asnjë votë. Jemi në fushatë zgjedhore, dhe secili prej drejtuesve të partisë duhet të bëjë çdo gjë për të fituar. Vota për çdo kandidat që nuk është i PD, është votë për Ramën.

Garën brenda PD-së e rregullojmë brenda partisë me secilin që ka ambicie. Sot është momenti që secili prej nesh të dalë në terren e të grumbullojë vota. Kjo nuk është me një betejë me një pjesë që nuk është pjesë më e PD-së.

Këto zgjedhje janë një test për zgjedhjet lokale. Gara është mes kandidatëve lokalë të vendit dhe jo mes drejtuesve politikë. Një garë për atë që i shërben më mirë vendit,” tha Basha.