Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, thotë se është kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta.
Paçka se PD-ja e sulmon vazhdimisht Metën, Gjekmarkaj nënvizon se shkarkimi i kreut të shtetit është një lëvizje e Edi Ramës për të hequr këtë pengesë që e kanë pasur gjatë qeverisjes.
“Nuk më duken të mjaftueshme argumentet që përdoren për shkarkimin e Presidentit. Më duket si një lëvizje e Ramës dhe mazhoirancës për të hequr këtë pengesë që kanë pasur”, tha Gjekmarkaj në Zonë e Lirë.