Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, kritikoi Ralf Rangnick pas barazimit kundër Southampton, duke thënë se ai është drejtor sportiv, jo trajner.
“Shkarkimi i Ole-s mund të shihej se po vinte, të gjithë e dinim se do të ndodhte, por më pas pyetëm veten:” Cili është plani? Duhet të ketë një, duhet të ketë një trajner të lartë për të ringjallur këtë klub”, tha Scholes për BT Sport.
“Ky është Manchester United, duhet të kesh më të mirën nga më të mirët, të mos kesh asnjë plan dhe të sjellësh një drejtor sportiv që ka trajnuar dy vjet nga dhjetë vitet e fundit. Mos më keqkuptoni, mua më pëlqen, por ai duket se i mungon përvoja e stërvitjes në pesë-gjashtë vitet e fundit, është një ekip individësh dhe ky ka qenë ndryshimi sot me Southampton-in”, shtoi ai.
Situata në tabelë është shqetësuese dhe ata janë në vendin e pestë, me 40 pikë, po aq sa West Ham United.