Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken akuzon Rusinë për mbështetjen e zonave separatiste “të kontrolluara nga përfaqësuesit e saj” – me të cilën ai nënkupton grupet rebele në lindje të Ukrainës.
Me anë të një postimi në twitter, Blinken shkruan se “lëvizja e Rusisë për të njohur “pavarësinë” e të ashtuquajturave republika të kontrolluara nga përfaqësuesit e saj është një akt i parashikueshëm, i turpshëm. Ne i dënojmë ata në termat më të ashpër të mundshëm dhe qëndrojmë me Ukrainën”
Mbrëmjen e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë. Kjo deklaratë e sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss, vjen pas njohjes nga Putini të rajoneve separatiste në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse që të hyjë në lindje të Ukrainës. Ndërkaq, më herët Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve ukrainase, Donetsk dhe Luhansk, të cilat kontrollohen pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska.