Eduard Dervishaj akuzon Armand Dukën për shkatërrimin e ekipit të Dinamos dhe të terreneve sportive. Ish-zyrtari i lartë i Federatës Spanjolle të Futbollit, përmes një postimi në rrjetet sociale, thotë se Armand Duka ka uzurpuar terrenet dhe ambientet e klubeve për interesat e tij.
Postimi i plotë: Refleksion per Klubin Sportiv Dinamo (marre pjesërisht nga libri “Kohë Ndryshimesh” i botuar dy vite më pare)
Eduardo Galeano, shkrimtari i shquar i amerikës latine që ka kontribuar aq shume edhe për futbollin, shkruan:
“Në jetën e tij një njeri mund të ndërrojë gruan, partinë politike ose fenë, por asnjëherë nuk mund të ndërrojë ekipin e futbollit”.
Kam lexuar ditet e fundit disa diskutime mbi Klubin Sportiv “Dinamo”. Ky klub historik i kryeqytetit eshte njekohesisht dhe klubi me te cilin une u lidha qe fëmije. Traineret e tije te apasionuar, luajten nje rol te rendesishem ne edukimin e qindra femijeve, perfshi edhe mua. Dush Shala, Cen Vërria, Saimir “Sallakja” Dauti, Ali Muço na mesuan disiplinen, forcen e kolektivit, si të ndihmonim e të ndanim topin me shokun e ekipit, ndarjen e suksesit dhe te humbjes. Na mesuan te ngriheshim me te forte mbasi kishim rene. Na mesuan qe rezultatet arrihen vetem nepermjet punes. Por na mesuan dhe respektin per kundershtarin dhe per autoritetet (gjyqtaret). Një Klub është një ide, një filozofi dhe “identifikimi i sportdashësit me klubin e qytetit shikohet si një lidhje e individit me një kolektiv që i jep kuptim ekzistencës së tije, ashtu si ai që e kërkon atë te feja”.
E zbuan KS “Dinamo” nga “shtepia” e tije, dhe me një vendim absurd, qëndra e tije stërvitore u vu në përdorim për të gjithe sportet! Ekipet e “Dinamos” i lane te stërviteshin ku të mundeshin, në fusha apo livadhe dhe jo në pak raste, në mungesë të kushteve, te zhvisheshin jashtë, në natyrë. Asnje institucion, qofte ky i sportit apo i politikes nuk u interesua per fatin e ketij klubi historik. Kujt i interesonte të zhdukej historia dhe simbolet e nje klubi kaq te shquar?
Ajo që më shumë të bën përshtypje në këtë histori, është qëndrimi i institucionit drejtues të futbollit shqiptar, Federatës së Futbollit. Në këtë “rrënim”, kontribuoi me pasivitetin e tij edhe komuniteti i asfiksuar i futbollit, në mënyrë të veçantë klubet e Kategorisë Superiore. Ku ishin presidentet e Klubeve, qe bejne greva ne mes te nje pandemie dhe humbin kur eshte fjala per te mbrojtur Klubet qe po rrezikonin mbijetesen? Ky rast dëshmon qartësisht interesin dhe kuptimin që kanë për futbollin shumë nga ata që drejtojnë klubet në Shqipëri.
Por historia nuk mbaron këtu! Shqiperia do të tregonte se edhe ne sport eshte unike me veprimet e saja, kur degjuam qe Federata Shqiptare e Futbollit i kaloi ambientet e Klubit “Dinamo”, bashke me terrenet, ne pronesi te saje!
Në fotografinë e mëposhtëme shihet ndërtesa e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila në mënyre paradoksale eshte ndertuar mbi themelet e ketij klubi legjendar të historise se sportit shqiptar. Mbi djersen, mundin dhe sakrificat e sportisteve te saje.
Ndertesa e federates eshte ngritur pra, mbi ate Klub qe ishte “shtepia” e komunitetit dinamovit; me historine, nostalgjine e kujtimeve qe trashegoheshin brez mbas brezi dhe qe mberriten dhe tek mua. U ngrit duke prishur “shtepine” e S. Jarecit, Z. Gjinalit, Xh. Shaqirit, Sh. Rrelit, L. Dashit, M. Bushatit, J. Rames, I. Pernaskes, F. Sejdinit, V. Zërit, I. Çeços, G. Xhafes, A. Ahmedanit, Sh. Ballgjinit, A. Markos, A. Bregut, S. Demollarit, M. Targaj, A. Stafa, N. Kove, E. Abazit, etj. Jane shume… pa permendur dhe emrat e ndritur te simboleve kombëtare te volejbollit, atletikes, çiklizmit, basketbollit, peshengritjes, mundjes…
Si mund të justifikohet një veprim i tillë…? Në cilin vend të botës do të ndodhte që federata të marrë pronat e një Anëtari/Klubi që ajo drejton, në vend që ta ndihmojë atë për t’ja rikthyer ato?! E imagjinoni federaten italiane apo angleze të uzurpoje terrenet dhe ambientet e klubeve për interesat e saja…?
Shkatërrimin e klubit “Dinamo”, i realizuar edhe nen “kujdesin” e federates se futbollit, e shpjegon mjaft qartë rasti i Mjeshtrit të Madh të volejbollit, Shaban Uka. Është brengosës! “Duke kaluar pranë tregut të sendeve të përdorura të Tiranës, gjeti në shitje portretin e tij si dhe të shumë yjeve të tjerë të klubit…! ‘Ai moment më goditi rëndë’- tha kampioni i madh! Pas prishjes pamëshire të godinës së klubit si dhe të muzeut të tij, ato kishin përfunduar në rrugët e Tiranës! I habitur dhe në të njëjtën kohë i trishtuar, vendosi ta blinte atë! Nuk mund ta linte portretin e tij aty, në rrugë.”
Ishim me fat që ato fotografi kishin rënë në dorën e një shitësi ambulant që duket se e donte sportin dhe i njihte mjeshtrat, prandaj dhe i kishte ruajtur! Bashke me fotografite, humbi dhe dokumentacioni i vlefshëm për historine e këtij institucioni të rëndësishëm sportiv 72 vjeçar.
Shkatërrimin e këtij Klubi dhe ngritjen e zyrave mbi themelet e tije, federata e quan “sukses” të saje…!
Dhe “Dinamo” u rikthye ne kategorine superiore…por tashme prona e tije i përket federatës! Investitorëve të rinje të “Dinamos” u duhet te fillojne nga e para dhe te shpenzojne miliona të cilat, nëse do të kishin patur terrenet, do te shkonin për pergatitjen e fëmijëve dhe të rinjve. Investitoreve aktuale ju uroj suksese ne kete nderrmarje te veshtire por shume te dobishme per sportdashesit e qytetit.
Foto 1: Zyrat e FSHF-së
Foto 2: “Aneksi” i braktisur i “Dinamos” ku është stërvitur nje nga ekipet më të mira të historise së futbollit shqiptar.