Massimiliano Allegri foli për Dazn pas barazimit zhgënjyes ndaj Torinos në shtëpi, këto janë fjalët e tij në fund të lojës për Vlahovicin ku përmend edhe Fiorentinën:

“Vlahovic duhet të mësojë shumë gjëra, ai duhej ta çonte Bremerin në shëtitje gjate fushes për ta vënë në vështirësi por nuk e bëri, sepse Bremer është më pak i fortë kështu, por Dusan e ka pasur të vështirë.

Ai vjen nga një ekip që po bën një kampionat të shkëlqyer, por luan një ndeshje në javë, është normale që ne të jemi të mjegulluar. Vendi i katërt? Edhe Fiorentina mund të hyjë në luftë, varet se çfarë do të bëjë në këto dy ndeshje që i mungon në krahasim me ne”, përfundon Allegri.

Trajneri i Juventusit donte t’i jepte një këshillë Vlahovicit edhe pas barazimit ne Bergamo: “Ai duhet të mësojë të mos nervozohet kur disa gjëra dështojnë në ndeshje. Por ai është 22 vjeç, ai është i ri … ”

Në ‘BoboTv’ në Twitch, Christian Vieri ka analizuar derbin Juventus-Torino që së fundmi përfundoi 1-1: “Bremer-Vlahovic nuk ka qenë kurrë një ndeshje! Lojtari i Juventusit nuk e ka kapur asnjëherë sot topin dhe braziliani ka qenë gjithmonë ndaj tij agresiv.

Vlahovic duhej të kërkonte hapësira diagonalisht, ndërsa ai gjithmonë shkonte drejt përpara. Është e njëjta gjë që bëra kur luaja kundër mbrojtësve si Vierchowod, por është diçka që e kam fituar me përvojë.

Duke thënë këtë, Juve është përmirësuar shumë që kur Vlahovic ka qenë pranë dhe mund të vazhdojë vetëm. Skuadra është më e gjatë dhe më shumë gjasa për të shënuar gola. Torino, presion i madh dhe futboll i mirë. Ata luajtën më mirë se bardhezinjtë”.