Juventusi kërkon gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe për këtë nesër duhet të mundë Sassuolo. Trajneri Max Allegri, në prag të kësaj sfide është shprehur: “Sassuolo është një ekip që luan mirë teknikisht.

Ata u mundën 4-0 në ndeshjen e fundit në kampionat dhe do të jetë të karikuar për hakmarrje. Ne kemi nevojë për një paraqitje serioze, që do të na ndihmonte të përgatitemi për ndeshjen kundër Atalantës”.

“Formacioni? I kemi të gjithë në dispozicion, veç Chiellinit dhe Bernardeschit të dënuar. Gjithashtu edhe Moise Kean është i pezulluar. Nëse do të luajnë nga fillimi Perin dhe Bonucci. Kupa e Italisë është një nga objektivat tona. Nuk kam vendosur ende për formacionin, por ndeshja më e rëndësishme është e radhës për ne. Kështu që do të luajmë me formacionin më të mirë të mundshëm”.

“Jam i lumtur që jemi rikthyer në garë për të gjitha objektivat. Entuziazmi është rikthyer pas ndeshjes së fundit, por nuk duhet të shohim shumë larg. Besimi i tepërt nuk është i mirë. Objektivi ynë është të shkojmë sa më larg të jetë e mundur në Champions League dhe të mbyllin në katër më të mirat në Serie A.

Atalanta është rivali ynë direkt, kurse Milani, Napoli e Interi janë shumë larg. Duhet të punojmë fort, të fitojmë një ndeshje dhe të fokusohemi te tjetra pastaj”, tha Allegri mes të tjerash.