Ambasadori rus në BE Vladimir Tsizov në një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka bërë me dije se Moska do të kishte të drejtën të nisë një “kundërsulm” nëse e gjykon të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njerëzve rusisht folës në Lindje.
Ndër të tjera ai ka theksuar se që nga viti 2014 lufta është ndezur në zonat e Donbass në Ukrainën lindore ( Donetsk , Lugansk ).
“Ne nuk do të pushtojmë Ukrainën nëse nuk provokohemi. Nëse ukrainasit sulmojnë Rusinë ose fillojnë të vrasin civilë rusë kudo në Donbass apo gjetkë, mos u habitni nëse hakmerremi,” ka thënë ai.
Sipas tij separatistët rusisht-folës dhe pro-rusë po luftojnë atje kundër forcave ukrainase, duke pretenduar shkëputjen e tyre nga pjesa tjetër e Ukrainës. Në këtë kontekst, ata kanë bërë deklarata të njëanshme të pavarësisë që aktualisht nuk janë njohur zyrtarisht as nga Moska.
Ndërkohë theksojmë se mijëra banorë në këto zona kanë pasaportë ruse.
Duhet theksuar se gjithsej mijëra banorë të këtyre zonave thuhet se kanë marrë pasaporta ruse vitet e fundit.