Ish-banorët e “Big Brother VIP” ishin sonte të ftuar në “Fan Club”, ku mes të tjerash komentuan lojën e Donaldit.
Sipas Ardit Çunit, momenti i hyrjes së Borës në shtëpi e ka ndihmuar shumë Donaldin në publik. Ai shtoi se aktori ka qenë një ndër lojtarët më të fortë.
“Mendoj se momenti i futjes së Borës në shtëpi e ka ndihmuar Donaldin në publik. Absolutisht dhe loja e tij brenda ka bërë të veten sepse dihet që Donaldi ka qenë një ndër lojtarët më të fortë, ka luajtur në 360 gradë, me emocione të forta, por që ajo ka qenë pikënisja. Ai e ka mbajtur rrugës me lojën e tij, nuk diskutohet”, tha këngëtari.