Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u krijuan tre çifte: Pajtimi e Sara, Donaldi e Beatrix, Einxhel e Dagz. E ftuar sot në “Fan Club”, Arjola Demiri u pyet se cili është çifti i saj i preferuar.

Aktorja tha Einxhel dhe Dagz. Përsa i përket marrëdhënies së Donaldit me Beatrixën, Arjola u shpreh se sipas saj Beatrix është shumë e përfshirë, ndërsa Donaldi është strategjik.

“Çifti më i vërtetë, Einxhel Dagz. E shoh Einxhelin shumë të përfshirë. Shoh një Trixë shumë të përfshirë dhe një Donald strategjik.

I kam treguar Trixës gjëra të miat që ta bëjë të luftojë për veten se Donaldi është këtu. E di që është e ndjeshme, por shpresoj që Trixa të mos jetë lënduar nga unë”, tha ajo.