Chelsea mund të ketë një pamje të re për ekipin e tyre sezonin e ardhshëm edhe nëse nuk shpenzojnë asnjë qindarkë gjatë verës.
Blutë kanë një numër lojtarësh pa kontratë në fund të sezonit, veçanërisht në mbrojtje.
Dyshja e qendër-mbrojtjes Andreas Christensen dhe Antonio Rudiger do të bëhen të dy agjentë të lirë në qershor, por Blutë kanë besim se ky i fundit do të qëndrojë.
Kapiteni i klubit, Cesar Azpilicueta, gjithashtu duket se do të largohet pasi të përfundojë marrëveshja e tij me një transferim në Barcelonë, skenari më i mundshëm.
Jules Kounde i Sevillas, i cili dështoi të sigurojë një lëvizje në Stamford Bridge verën e kaluar, vazhdon të jetë i lidhur me Blutë.
Por shfaqja e Trevoh Chalobah dhe Malang Sarr do të thotë se ka zëvendësime të gatshme në mbrojtje.
Ben Chilwell dhe Reece James do të kthehen të dy në formë dhe duket se do të jenë të rregullt në krahun mbrojtës.
Por ata nuk janë të rinjtë e vetëm që Tuchel thuhet se dëshiron t’i përfshijë në skuadrën e tij të parë. Forma e Conor Gallagher në huazim te Crystal Palace këtë sezon e ka bindur Tuchelin ta promovojë atë në sezonin e ardhshëm, sipas raportimeve.
Trajneri gjerman ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e 22-vjeçarit për ‘Shqiponjat’.
Tani ai është i bindur se mesfushori është ‘gati të konkurrojë’ për një vend të rregullt kur të kthehet në Stamford Bridge.
Dhe përpjekjet e sulmuesit Armando Broja gjatë periudhës së tij të huazimit në Southampton gjithashtu nuk kanë kaluar pa u vënë re.
Shqiptari u drejtua në Bregun e Jugut verën e kaluar pasi nënshkroi një kontratë të re pesëvjeçare me Chelsea dhe ka goditur rrjetën tetë herë deri më tani.
Kjo ka bërë që shefi i Saints, Ralph Hasenhuttl të pranojë se dëshiron ta kthejë atë lëvizje në një afat të gjatë.
Por Tuchel duket se do ta bëjë atë pjesë të organizimit në sezonin e ardhshëm, që mund të nënkuptojë një konkurrencë për Romelu Lukakun.
Nënshkrimi rekord i klubit prej 97.5 milion paund ka dështuar të arrijë formën më të mirë në Londrën Perëndimore.