Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali vlerëson Armela Muratin, 25-vjeçaren e cila e ka kthyer në profesion pasionin për lartësitë, duke u bërë pilotja e parë grua në Forcat Ajrore Shqiptare.
Spiropali shprehet se 25-vjeçarja ka forcën që nderon kombin.
“Armela Murati, vajza 25-vjeçare me origjinë nga Burreli e ktheu pasionin për lartësitë në një profesion të lartë në shërbim të Atdheut, duke u bërë pilotja e parë grua në 109 vite histori të Forcës Ajrore Shqiptare”, shprehet ajo.