Sipas raportimeve, Arsenal është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të AC Milan, Rafael Leao.
Por ata përballen me konkurrencë nga Newcastle për nënshkrimin e tij.
Sipas ‘Fichajes’, Topçinjtë shpresojnë të sigurojnë një marrëveshje për të transferuar Leaon kur merkatoja e transferimeve të rihapet në verë.
Leao, 22 vjeç, zakonisht vepron si krahu i majtë, por mund të luajë edhe në qendër si numër 9.
Ai po fiton shumë vëmendje këtë sezon falë dhjetë golave dhe gjashtë asistimeve në 27 paraqitje në të gjitha garat.
Goli i tij kundër Sampdorias këtë fundjavë, i ndihmuar nga portieri i tij, i dërgoi kuqezinjtë në krye të tabelës së Serie A.
Reprezentuesi portugez ka luajtur në radhët e të rinjve me Sportingun e Lisbonës e më pas me Lille.
Ai iu bashkua AC Milan në vitin 2019 dhe ka kontratë në San Siro deri në vitin 2024.