Shumë e mbajnë mend për magjitë që ka dhurar në Premier League me fanellat e Liverpool-it dhe kryesisht Chelsea-t, por Jo Cole ka thënë se ka mësuar shumë për futbollin në Francë, kur ka punuar me Rudi Garcia-n te Lille.
Ish-lojtari anglez, në një intervistë të dhënë për The Athletic, ka shpjeguar se si mësimet e ish-trajnerit të Roma-s kanë qenë më të rëndësishëm se ato të dy ekspertëve Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.
“Isha 29 vjeç kur kam shkuar te Lille dhe kisha punuar me persona si Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti, por kam mësuar më shumë në atë moshë, taktikisht, nga Rudi Garcia se nga çdo trajner tjetër”, ka thënë Joe Cole.
“Ishte shumë i aftë. Kemi provuar të luajmë si Barcelona dhe ka qenë gjithçka merita e trajnerit. Kishim një portier, Mickael Landreau, që ka qenë i pari që kam parë të ndihet kaq mirë me topin në këmbë. Kam luajtur me Pepe Reina-n te Liverpool-i, por as Roy Hodgson dhe as Rafa Benitez e përdornin si portier.
“Nëse Pepe Reina do të kishte luajtur për Pep Guardiola-n, do ta kishit parë sa i aftë ishte me këmbë. Me Landreau, kemi ndërtuar çdo aksion nga mbrapa, duke kërkuar të bënim atë që bënte City dhe Liverpool-i tani. E adhuroja Rudy Garcia-n”.