Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta ka dhënë qëndrimin e tij.

Në një intervistë për RTSH, kreu i shtetit theksoi se nuk ka pasur asnjë emocion për këtë çështje. Ai shtoi se nuk ka shkelur kushtetutën.

“Nuk kam pasur asnje lloj emocioni per ceshtjen ne Gjykaten Kushtetuese. Kam pritur te zgjidhej me heret. Kjo zgjatje nuk me ka shqetesuar sepse fundin e kam ditur per sa kohe nuk kam bere shkelje as te rende dhe as te lehte. Ky ka qene nje proces politik per ta perdorur si mjet shantazhi.

Nuk kam pasur asnjë shqetësim për një çështje e cila ka qenë inekzistente, sepse jo vetem nuk kam bere as shkelje te rende dhe as te lehte te Kushtetutes, por edhe kam qenë i bindur që ky ka qenë një proces politik.

Nuk është rastësi që është bërë në këto momente, ka qenë një tentative për të kapur të vetmin institucion të pavarur por dhe për të hequr vëmendjen nga aferat korruptive te qeverise.”, tha Meta./