Vaksinimet kundër koronavirusit janë tashmë të detyrueshme për popullatën e përgjithshme të rritur në Austri, sipas një ligji që hyri në fuqi të shtunën.
Presidenti Alexander Van der Bellen nënshkroi “Ligjin Federal për Vaksinimin e Detyrueshëm kundër Covid-19” pas miratimit të tij nga parlamenti.
Në Gjermaninë fqinje, masa e vaksinimeve të detyrueshme për popullatën e përgjithshme është ende në diskutim. Italia dhe Greqia kanë vendosur vaksinimin e detyrueshëm vetëm për të moshuarit.
Në Austri, rregulli i ri zbatohet për të gjithë banorët e moshës 18 vjeç e lart, me përjashtim të grave shtatzëna dhe atyre që nuk mund të vaksinohen për shkak të problemeve shëndetësore.
Personat që janë shëruar së fundmi nga Covid-19 janë gjithashtu të përjashtuar në kushte të caktuara.
Shkelësit do të gjobiten deri në 3600 euro (4100 dollarë) nga mesi i marsit. Vetëm atëherë do të kryhen kontrolle të rastësishme.