Në prag të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS në Lushnje, se kush mendon që Berisha dhe Basha janë ndarë e kanë shumë gabim.

Balla deklaroi se ata nuk mund të ndahen kurrë pasi të gjitha zullumet i kanë bërë bashkë.

“Dua të flas pak për Këshillimin Kombëtar. Përmes kësaj nisme, kërkojmë mendimin e qytetarëve, për çështje që kanë ndikim të madh në qeveri. Nisma e nisur nga kryeministri, tregon një vetëdije të lartë demokratike. Pavarësisht se i kemi në Kuvend votat për të kaluar ligjet, ne përfshijmë qytetarët. Ne nuk bëmë aleancë me asnjë parti në këtë zgjedhje, dhe as nuk do të bëjmë.

Saliu u bashkua me Ilirin. Luli nuk e di se me kë do bashkohet. Kush mendon se Luli dhe Saliu janë ndarë nga njëri-tjetri, e ka gabim pasi janë bashkë. 21 janarin e ka bashkë me Lulin, historinë e detit e ka bashkë me Lulin, Gërdecin Luli ishte ne qeveri. Çështja e 21 janarit nuk mund të mbyllet kurrë për asnjë prej tyre. Po ezaurojmë mandatin e tretë” – tha Balla.