Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla, gjatë një takimi me banorët e Njësisë Administrative Fiershegan, kërkoj votë unanime në zgjedhjet e 6 marsit për kandidaten e PS, Eriselda Sefa.

Balla shtoi se ajo është kandidatura e duhur përballë emrit të koalicionit “non-grata” të rrjeshtuar kundër SHBA, por edhe përballë kandidatit të Lulzim Bashës, që sipas tij u soll me zor nga Tirana për të kandiduar në Lushnje.

“Kryetari i Partisë Socialiste pas konsultimit për të rënë dakort mbi kandidatin e që do të garonte për këto zgjedhje të pjesshme vendore, për një mandat që përfundon në vitin 2023, vlerësoi kandidaturën e Eriseldës si një kandidaturë shumë të përgatitur e cila i bën nder Bashkisë Lushnje dhe koha do të tregojë dhe për fat të mirë ne do të jemi bashkë këtu sepse ky është një mandat vetëm një vjeçar. Ne morëm një vendim që Eriselda do të komandohet të Bashkisë por autoriteti në krye të Bashkisë apo mua si deputet na vjen kur kemi besimin e njerëzve,pra nëse nuk ke votëbesimin e njerëzve nuk vlen. Kështu që 6-Marsi erdhi dhe unë do të kërkoja një votë unanime për Eriseldën në Fiershegan ndaj jam i gatshëm bashkë me ju të vij të trokas edhe në dyert e atyre që kanë 30-vite që kanë votuar Partinë Demokratike. Mund të jesh me Partinë Demokratike sepse jo të gjithë do të jenë në krahun tone, por kësaj radhe përse i duhet vota një demokrati? Për t’ia dhënë kandidatit të Saliut dhe Ilir Metës? Si mundet një demokrat 24-karatësh ta investojë votën në një koalicion që është ndërtuar kundër SHBA-së? Por a mundemi ne shqiptarët ti kundërvihemi SHBA-së, pa të cilët ne s’do të kishim ekzistuar si komb? Në vitin 1920 Kongresi I Lushnjes merrte vendimet dhe mbështetjen e tyre e gjente tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Apo ti japim votën kandidatit të Lulit, të cilin e bindën me zor sepse mbeti Luli pa kandidat sepse nuk pranonte asnjëri dhe morën njërin nga Tirana dhe e sollën në Lushnje.”, u shpreh Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, shtoi se qeveria në bashkëpunim me bashkinë do ta kenë vëmendje të veçantë për fshatin ndaj vota për Eriselda Sefën në 6 mars është garanci për të cuar përpara projekte të rëndësishme në në të gjithë territorin gjeografik të Bashkisë Lushnje.

“Ta kthejmë votimin e 6-Marsit si një votëbesim për Eriselda Sefën, vajzë e kësaj zone. Pas 102 vitesh nga Kongresi i Lushnjes të kemi mundësinë ti japim Bashkisë Lushnje një vajzë, një grua shumë të dedikuar që në kohën e duhur kemi gjetur njeriun e duhur për të shëruar dhe për të çuar përpara projekte për Lushnjen sepse nuk do të fokusohemi vetëm në qyetet por do të kemi vëmendjen të veçantë tek fshatrat,” u shpreh z. Balla.

Kandidtja e PS Eriselda Sefa deklaroi se në Njësinë Administrative Fiershegan pas ndërtimit të dy shkollave moderne, tanime do të jetë prioritet nderhyrja nën një tjetër shkolle si dhe rikonstruksioni i disa rrugëve.

16-vite eksperiencë në Bashkinë Lushnje por edhe kontaktet me ju më jepnin mundësinë të njihja çdo problematikë që kanë banorët e kësaj Bashkie duke jetuar me hallet dhe problemet tuaja. Keto unë duhet ti ktheja në projekte dhe ide në mënyrë që të aplikoja pranë qeverisë shqiptare por edhe donatorëve të huaj që për shkak të eksperiencës së këtyre viteve më kanë dhënë një mbështetje maksimale.Fakti që tanimë unë po marr një kandidim për të qenë kryetarja juaj e votuar dhe jo e emëruar më bën që prekshmërinë e halleve tuaja ta kem më të madhe. Ne kemi investuar në këtë zonë ku kemi ndertuar dy nga shkollat më të mira të Bashkisë Lushnje ku fëmijët tuaj studiojnë në shkolla me standarte. Shkolla në Barbullim ka nevojë për ndërhyrje të cilën do ta shohim në periudhën në vazhdim. Kemi punuar dhe do të vazhdojmë në infrastrukturën rrugore ku brenda këtij viti do të punohet në rrugët e fshatit Barbullinjë si dhe në disa fshatra të tjerë të kësaj Njësie Administrative. Ndaj sa më i madh të jetë votëbesimi juaj në 6-Mars ndaj meje, aq më e madhe do të jetë përgjegjësia ime për tju shërbyer juve, u shpreh Sefa.