Mbështetja e qeverisë për sipërmarrjet në fushën e bujqësisë synon rritjen e eksporteve të produkteve vendase ne tregjet europiane.
Kështu u shpreh sot drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla, i cili bashkë me kandidaten e PS-së për kryetare bashkie, Eriselda Sefa, zhvilluan një takim me sipërmarrjen lushnjare.
Ata vizituan ambientet e kompanisë së grumbullimit, ruajtjes dhe eksportimit të prodhimeve bujqësore “Elian Export”, ku u njohëm me problematikat që ka ky sektor.
“Vëmendja jonë ndaj sektorit të bujqësisë vjen duke u rritur çdo ditë dhe mbetemi të angazhuar për t’i qëndruar pranë sipërmarrjeve, të cilat bëjnë të mundur eksportimin e produkteve shqiptare në tregjet europiane”, tha Balla.