Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit po zhvillon takime me banorët e qytetit të Lushnjes.

Balla i shoqëruar nga kandidatja e PS për Bashkinë e Lushnjes Eriselda Sefa teksa kane zhvilluar nje takim me banorët e lagjes “Skënder Lobohova” u takua me një simpatizante të Partisë Demokratike.

“Unë jam e djathtë, por ty të dua shumë. Ti dukesh se ke dhe shallin. Por unë të dua shumë ty për një arsye tjetër, por nuk ta them”, shprehet qytetarja.