Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Borsh të Sarandës. Burrë e grua kane humbur jeten nga zjarri qe kishte perfshire banesen e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:45.
Informacioni i Policisë:
Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.