Pas kalimit te bashkia Kurbin i njësive të banimit të ndërtuara për banorët që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019, nisi edhe shpërndarja e çelësave për banorët.
Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi shpërndau sot pamje nga procesi i shpërndarjes së çelësave të apartamenteve të reja në Laç, teksa u shpreh se, “këto janë momente plot shpresë e optimizëm, zemra të ngrohura e sy që shkëlqejnë nga gëzimi”.
Lagjja e re, e cila u rindërtua nën kujdesin e posaçëm të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, ka 522 banesa dhe vlera për ndërtimin e tyre llogaritet afërsisht 42 milionë euro.