Në vitin 2022 është publikuar “Red Card – China Digital Performance Index”, një studio që merret me analizimin e popullaritetit të futbollistëve, klubeve dhe kampionateve europiane në Kinë.
Siç ka bërë të ditur Calcio & Finanza, për sa u takon klubeve, në vendin e parë Barcelona, që me një indeks 66, edhe pse në rënie të ndjeshme në krahasim me 86 e vitit 2021, mban vendin e parë.
Për sa i takon Italisë, Juventus është e vetmja italiane mes 10 skuadrave të para, me një indeks 31. Në 15 klubet e para janë edhe dy italiane të tjera, Inter (indeks 23) dhe Milan ( indeks 21), respektivisht në vendin e 13-të dhe të 14-të.
Ja renditja e plotë:
Barcelona – 66 pikë
Chelsea – 62 pikë
Manchester United – 60 pikë
PSG – 45 pikë
Real Madrid – 40 pikë
Bayern Munich – 40 pikë
Manchester City – 38 pikë
Borussia Dortmund – 36 pikë
Liverpool – 31 pikë
Juventus – 31 pikë
Tottenham – 27 pikë
Arsenal – 27 pikë
Inter – 23 pikë
Milan – 21 pikë
Wolverhampton – 18 pikë