Pas ka rinovuar repartin sulmues, Barcelona mendon për sezonin e ardhshëm dhe për një revolucion të vërtetë në mbrojtje.

Dëmtimet e shumta dhe mosha e madhe e senatorëve Pique dhe Jordi Alba i bëjnë pothuajse të detyrueshme disa blerje.

Drejtuesit e klubit, në fakt, po punojnë për të marrë me kosto zero Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta edhe pse ëndrrat janë Jules Kounde dhe Matthijs de Ligt.

Sipas Sport, për herër të parë po mendohet edhe për zëvendësuesin e mbrojtësit të krahut spanjoll, me Jose Gaya-n që duket se është i përzgjedhur i katalanasve.

Pak muaj më parë, lojtari dukej shumë afër transferimit nëë Camp Nou, por Valencia ka ndërmend t’ia rinovojë kontratën lojtarit që konsiderohet flamur i klubit.