Kosova, rajoni dhe situata e tensionuar mes Ukrainës dhe Rusisë, ishin pjesë e diskutimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ne Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane.
Sa i përket situatës në Ukrainë, zoti Basha theksoi se Partia Demokratike mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për një zgjidhje diplomatike.
“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë”, theksoi zoti Basha, ndërsa shtoi se: Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës.”