Disa ish banorë sonte ndodhen në studion e Big Brother VIP. Beatrix Ramosaj dhe Semi Jaupaj janë dy nga ish banoret që ishin në studion e BB.
Pas një debati mes Ilirit dhe Donaldit ku kanë përmendur njerëz nga jashtë shtëpisë, si gruan e Ilirit dhe Bora Zemanin, duke mos përjashtuar edhe Beatrixën që ka disa javë që është eliminuar nga loja, shkruan Reporteri.net.
Arbana në një moment pyet edhe Semin lidhje me këtë debat, duke drejtuar pyetjen për Trixën.
“Po pse e përmendi Iliri edhe Trixën në këtë debat?”, ishte pyetja e Arbanës drejtuar Semit, por që kjo e fundit zgjodhi ta evitonte.
“Se di..”, ishte përgjigjja e shkurtër e saj.