Nisi si një batutë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nga Ermali dhe Salsano, por komenti i tyre dhe përmendja e emrit të Bora Zemanit përballë Donaldit, mërziti Beatrix-ën dhe u kthye në një debat në rrjet.
Këngëtarja madje refuzoi edhe darkën që do të hante brenda shtëpisë me Donaldin e banorët e tjerë.
Mbrëmë, Top Channel organizoi një festë, ku ishin të ftuar jo vetëm banorët e “Big Brother VIP Albania”, por edhe persona publik, mes tyre edhe Mamaqi e Rrapi.
Në videot e postuara nga Xhemi Shehu, mund të shikohet qartazi që Donaldi po kalon një kohë shumë të mirë me Salsanon, duke kërcyer dhe duke i hedhur dorën në qafë, pavarësisht batutave që ai tha.
Kujtojmë që e pranishme ishte edhe Beatrix Ramosaj me vëllanë e saj Alban Ramosaj, por dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj pas përfundimit të Big Brother.
Ndërkohë që të pranishëm në festë kanë qenë dhe Einxhel me Dagz të cilët kanë bërë edhe një foto si çift.
Nuk mungojnë Sabiani, Meridiani, Arbri, Antonela por edhe Sara dhe DJ PM, të cilët po ashtu krijuan një histori dashurie brenda shtëpisë.
Festës nuk mund ti mungonte as Arbana me stafin e saj të ngushtë. Pjesëmarrës për të ndezur atmosferën në festë do të jenë edhe disa këngëtarë më ‘in’ të momentit si Elgit Doda dhe Semi Jaupaj. Kjo e fundit ishte edhe banore e këtij edicioni të” Big Brother VIP”.