Bashkimi Europian i ka kërkuar qendrës satelitore në Madrit që t’i ofrojë sistemin e inteligjencës Ukrainës, për të parë lëvizjet e trupave ruse.

Kryediplomati Josep Borrell tha gjatë një konference për shtyp se vendet e BE-së janë të vendosura të rrisin më tej mbështetjen e tyre ushtarake dypalëshe për Ukrainën.

Ai shtoi se sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Rusisë do të kenë një kosto për Evropën.

“Por ne duhet të jemi të gatshëm të paguajmë çmimin, ose do të duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë në të ardhmen. Marrëdhëniet me Rusinë nuk do të përcaktohen më nga tregtia ” tha Borrell.