Me të gjithë botën perëndimore të bashkuar në sanksionet ndaj Rusisë, edhe Serbisë i është bërë thirrje për të qëndruar në linjë me ta.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se unioni evropian pret që Serbia të bashkërendohet me politikën evropiane në sanksionet ndaj Rusisë.

Duke qenë se Serbia është vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkim Evropian, Peter Stano tha se Serbia duhet rrjedhimisht t’u bashkohet sanksioneve.

Edhe Shtetete e Bashkuara të Amerikës presin që Serbia të pozicionhet karshi unionit perëndimor karshi dënimit të shkeljes së ligjit ndërkombëtar të Rusisë në rastin e njohjes së “pavarësisë” së dy rajoneve rebele pro-ruse të Ukrainës.

Një zëdhënës i departamentit amerikan të shtetit ka thënë për “Voice of America” se mirëpresin deklaratën e Presindetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për mbështetjen ndaj “sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Megjithatë, presidenti serb, ka vazhduar ambivalencën e Serbisë, karshi qëndrimit ndaj Rusisë.

“Serbia është në rrugë evropiane, por nuk i ndërpret marrëdhëniet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”, tha Vuçiç të marten.

Thirrur nga ambasadori ukrainas në Beograd të dënojë aktin e Moskës për njohjen e rajoneve Donetsk dhe Luhanks, Vuçiç tha se një gjë të tillë do ta konsideronte nëse ambasadori ukrainas i bën thirrje presidentit të dënojë, siç ende supozon ai, pavarësinë dhe njohjen e Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, edhe vetë është shprehur se gjendet në një qorrsokak sa i përket Rusisë dhe marrjes anë, përçka ka deklaruar se “Serbia mbetet neutrale” në konfliktin Rusi-Ukrainë.