Një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP” ka qenë modelja Beniada Nishani. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi ajo ka treguar se ka raport shumë të mirë me Belen Rodriguez, me të cilën dhe ka bashkëpunuar disa herë.

Belen nuk ia ka kursyer një mesazh Beniadës për rrugëtimin e saj në Big Brother VIP. “Urime”, i ka shkruar ajo.

Këtë e ka zbuluar Olti Curri, i cili ka publikuar një video të Elona Duros që thotë: “Belen i kishte shkruar Beniadës dhe i kishte thënë ‘Urime’”.