Beniada Nishani, finalistja e “Big Brother VIP” ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tregoi për eksperiencën e saj brenda shtëpisë dhe ditët e para jashtë saj.

Beniada është cilësuar si ëmbëlsira e këtij edicioni të parë të “BBV”.

Hyri si një vajzë që nuk mendonte se do të qëndronte për shumë kohë në shtëpi, por ia doli të arrijë deri në finale.

Pas mbarimit të emisionit për momentin ajo nuk ka kontakte me asnjë nga banorët, pasi po shijon kohën me familjen e saj.

Bieta e pyeti se cila ishte gjëja e parë që kishte bërë pasi kishte dalë nga shtëpia e BBV.

Përgjigja e saj ishte shumë e sinqertë sic është vetë ajo .

“Gjëja e parë që kam bërë, kam blerë nje trileçe”, u përgjigj modelja.