Sali Berisha dhe LSI do të garojnë si koalicion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Ky fakt u bë publik dje nga Berisha, ndërsa emri i koalicionit do të jetë “Shtëpia e Lirisë”. Sot është publikuar edhe logoja e këtij koalicioni, një rreth me ngjyrat e kuqe dhe blu, në gjysmën e të cilit është flamuri dhe në gjysmën tjetër emri i koalicionit.
Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI. dhe pse nuk kanë thënë zyrtarisht se do të jenë në një koalicion Berishën, LSI në reagimin e fundit i cilëson primaret e Komisionit të Rithemelimit si të jashtëzakonshme, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se kjo parti mbështet 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.
PD zyrtare reagoi dje, duke e cilësuar këtë koalicion ‘non grata’ që kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro.
Komisioni i Rithemelimit u bë dje i pari nga kampi opozitar që shpalli emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit. Përmes primareve të Sali Berishës kandidat për bashkinë e Vorës u shpall Lulzim Vrana me profesion ekonomist, në një proces numërimi pa praninë e mediave. Durrësi do të përfaqësohet me urbanistin Ardian Muka, Shkodra me Bardh Spahinë, Dibra do të përfaqësohet nga Premtim Kryemadhi i cili karrierën ia ka dedikuar arsimit. Në Lushnjë do të kandidojë juristi Elton Bano i cili mori 671 vota nga demokratët, ndërsa Rrogozhina nga Hekuran Xhani i cili është mjek veteriner.
Ajo që vihet re është ngjashmëria e saj me atë të kompanisë “Pepsi”.