Regjisori Eduart Grishaj i ftuar në Wake Up këtë mëngjes përmendi se Ori Nebiaj do të jetë pjesë e Big Brother VIP 2, ndërsa nuk dihet nëse ishte shaka nga ana e tij apo e vërtetë.

Ori: Keni menduar për vipa të Big Brother VIP 2?

Eduart Grishaj: Po, kam edhe një emër, Ori Nebiaj, ke edhe një detyrë t’i mbushësh mendjen Islit të jeni të dy.

Ori: Po do na bëni të puthemi aty ( i shkel syrin Islit).

Ai u shpreh se ata do të bëjnë disa pushime me mbylljen e suksesshme të Big Brother VIP, i cili u kthye në spektaklin më të ndjekur në vend.