Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se pushtimi rus në Ukrainë mund të fillojë në çdo kohë duke përmendur lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.
Diplomati i lartë i SHBA-së i bëri këto komente teksa ndodhej në takim me homologët e tij nga Australia, India dhe Japonia në Melburn dhe pak orë pasi Departamenti i Shtetit dhe presidenti Joe Biden bënë një paralajmërim për qytetarët amerikanë që të largoheshin menjëherë nga Ukraina.
“Siç kemi thënë më parë, ne jemi në një dritare kur një pushtim mund të fillojë në çdo kohë dhe për të qenë i qartë, kjo përfshin edhe kohën kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike” tha Blinken.
Blinken u tha gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp të premten se SHBA-ja po vazhdon përpjekjet për të tërhequr ambasadën” në kryeqytetin ukrainas të Kievit.
“Dhe ne kemi qenë gjithashtu shumë të qartë se çdo qytetar amerikan që mbetet në Ukrainë duhet të largohet tani,” shtoi ai.