Banorët kanë patur për detyrë ditën e sotme të gjejnë cilat lajme janë të vërteta dhe cilat të rreme, nga një listë që i ka dhënë Vëllai i Madh. Mes lajmeve ishte dhe një për Bora Zemanin, e cila u shpall personazhi i vitit.

Teksa banorët po komentonin me njëri-tjetrin sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, Donaldi tha se mendon që po.

“Nëse ky votimi bëhet me klikime, me kështu… se nuk e di si është bërë vitet e tjera. Votojnë njerëzit? Nëse është kështu mendoj që po”, tha Donaldi.