epa09611303 Pedestrians walk in Westminster in London, Britain, 29 November. The UK government is to make mask wearing mandatory on public transport and in shops in the wake of the spread of the Omicron variant of SARS-CoV-2, the virus that causes COVID-19, after a total of 11 cases were confirmed in the UK. Covid-19 booster rollout is also set to be expanded to tackle the new variant. EPA/FACUNDO ARRIZABALAGA

Prej të enjtes, në Britaninë e Madhe nuk do të ketë më kufizime për frenimin e përhapjes së Covid-19. Kryeministri Boris Xhonson njoftoi strategjinë e re post-COVID, përmes të cilës sipas tij, qytetarët do të bashkëjetojnë në vazhdim me virusin.

Kush rezulton pozitiv në teste nuk është më i detyruar të izolohet, por do të këshillohet të shmangë kontaktet për të paktën 5 ditë. Nuk do të ketë më gjurmim të detyruar përmes testimeve në ambientet e punës, e po ashtu as ndihmë ekonomike për ditët e izolimit. Nga 1 Prilli, as testet e COVID-it nuk do të ofrohen më falas nga sistemi shëndetësor publik.
Karantina për hyrjet nga jashtë është hequr nga 11 Shkurti edhe për të pavaksinuarit, të cilët do u nënshtrohen vetëm testeve. Prej 1 Marsit, edhe në Izraeli hap portat për të huajt, pa bërë dallime bazuar tek vaksinimi. Lehtësime për udhëtarët e huaj planifikon edhe Holanda ku pritet heqja e karantinës prej 25 Shkurtit.

Heqjen e gjendjes së emergjencës po e shqyrton edhe Italia. Qeveria italiane pritet të mos e rinovojë atë pas 31 Marsit. Megjithatë, certifikata e gjelbër mund të vazhdojë të jetë në fuqi.