Avokat Spartak Ngjela i përdor vazhdimisht rrjetet sociale për të shpalosur mendimet e veta për aktualitetin politik në vendin tonë.

Mirëpo ndonjëherë publikon ndaj edhe ndonjë foto nga jeta e vet private.

Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke darkuar në një restorant. Në këtë foto nuk kanë munguar komentet nga ndjekësit e tij.

Në sy bie komentet që Ngjela ka shkëmbyer me gazetaren Elinda Sulejmani.

“Faleminderit mis… Bukuria jote, gjithmonë me jep ndjenjë kënaqësie…”, i shkruan Ngjela pasi ajo pëlqeu foton e tij.

“Do zoti nuk eshte virtuale “, ia kthen me humor gazetarja.