Edison Cavani e ka vendosur se ku do të jetë e ardhmja e tij edhe për një tjetër vit. Sulmuesi ka rinovuar kontratën me klubin e Manchester United.
Në një kohë kur pritej largimi i tij nga “Djajtë e Kuq”, pasi afrimi i Cristiano Ronaldos verën e shkuar bëri që ai të humbiste rolin e titullarit, Cavani ka zgjedhur të qëndrojë edhe për një vit tjetër në “Old Trafford”.
35-vjeçari nga Uruguai ishte shumë i dëshiruar te klubi brazilian i Botafogo, megjithatë ai zgjodhi të ishte pjesë e United, pavarësisht faktit që pjesën më të madhe të këtij sezoni ka qëndruar në stol.
Lajmin e rinovimit të tij me Manchester United e bënë të ditur mediat britanike, por ato nuk kanë nxjerrë detaje nga marrëveshja e re mes palëve në fjalë.