“Big Brother VIP” është kthyer në formatin më të ndjekur të momentit. Personazhet kanë bërë bujë të madhe kudo, por ndaj tyre nuk është kursyer as gjuha e urrejtjes në rrjete sociale. Kjo ka bërë që moderatorja Arbana Osmani të reagojë e revoltuar me anë të një postimi në Instastory, ku iu kërkon të gjithëve t’i raportojnë njerëzit që flasin apo komentojnë me këtë gjuhë.
“Gjuha e urrejties online jo vetëm nuk duhet toleruar, ajo duhet dënuar, raportuar, dhe ndaluar.
Në një vend të vogël si ky i yni, ku problemet më të vogla janë ngjarjet në një “reality show”, cyber bullying është plagë e kësaj shoqërie, tolerimin ndaj të cilit sot e vuajmë ne, që ndoshta na është bërë lëkura shollë e nuk na bënë më përshtypje; por nëser ndikimi që do të ketë mbi fëmijët tanë mund të jetë i përballueshëm.
Raportoni çdo njeri që flet dhe komenton me gjuhën e urrejties, bëjeni këtë për vete dhe për fëmijët tuaj”, ka shkruar Arbana.