Producentja e Big Brother Vip, Sara Hoxha zbuloi disa nga surprizat e mbrëmjes së sotme. Ajo tha se sonte të gjithë finalistët do të marrin surpriza si kurrë më parë dhe të gjithë ata do të dalin jashtë shtëpisë.

“Sot nata finale do bëhet në disa studio të ndryshme, do kemi një studio tërësisht të re që do quhet ‘arena e yjeve’ ku ata do përballen me shumë emocione. Do kemi surpriza edhe në disa nga institucionet më të rëndësishme në Tiranë”, tha Sara.