Transferimi i Dusan Vlahovic tek Juventus ka shkaktuar një tërmet të vërtetë. Në shtëpinë bardhezi ka shumë entuziazëm, aq sa postimet e publikuara në rrjetet sociale marrin shumë “pëlqime” dhe komente të tifozëve në festë.

Mes tyre ka patur edhe disa njohje të vjetra të bardhezinjtë: nga Claudio Marchisio te Federico Chiesa, kanë qenë të shumtë që kanë përfituar nga Tëitter dhe Instagram për t’i dhënë mirëseardhjen e tyre serbit.

Mes tyre edhe Giorgio Chiellini, i cili i ka dedikuar blerjeve të reja një postim në Instagram, që është bërë shumë shpejt shumë popullor mes tifozëve.

Në fotografinë e parë është në një përballje me Vlahovic në stërvitje. “Bëji një ndërhyrje që ta kuptojë menjëherë si funksionon!!”, ka qenë komenti i publikuar nga Luca Toni me shaka.