Pas disa orësh qetësie në orët e mëngjesit sipas kohës lokale, ekipet e CNN në Kiev, Kharkiv, Odessa dhe Mariupol kanë raportuar se kanë dëgjuar edhe një herë zhurma goditjesh të enjten, megjithëse këto deri tani duket të jenë më pak të forta se shpërthimet e raportuara gjatë natës.

Një dëshmitar okular që pa dhe dëgjoi goditjen e fundit në qytetin e Brovary në periferi të Kievit e përshkroi situatën si “të tmerrshme”.

Ekipi i CNN në Kharkiv, në Ukrainën lindore, ka dëgjuar rreth pesë shpërthime që janë disa larg.

Në qytetin jugor të Odessa, ekipi ynë dëgjoi një goditje që ishte mjaft afër qendrës së qytetit, saqë aktivizoi alarmet e makinave. Një tjetër shpërthim u dëgjua përgjatë bregut të Odessa pas pesë deri në gjashtë shpërthime të largëta në agim.

Në Mariupol, në juglindje të vendit, ekipi i CNN dëgjoi një breshëri artilerie që zgjati gati 20 sekonda./Balkanweb/