Norvegjia ka vendosur të heqë ndjeshëm të gjitha kufizimet e mbetura për Covid-19, pas Suedisë dhe Danimarkës.
Pasi tashmë janë liruar në mënyrë thelbësore rregullat gati dy javë më parë, tani pothuajse të gjitha kufizimet e mbetura duhet të hiqen, duke përfshirë përdorimin e detyrueshëm të maskës së fytyrës dhe rregullin e distancimit social prej një metri.
“Distanca mes nesh nuk është më e nevojshme”, theksoi kryeministri Jonas Gahr Støre në Oslo, i cili me një gjest simbolik, e vendosi përsëri maskën në xhepin e xhaketës.
Pandemia nuk përbën më një kërcënim të madh shëndetësor për shumicën e njerëzve. Varianti Omicron i koronavirusit shkakton ecuri më të lehta të sëmundjes dhe vaksinimet mbrojnë mirë, shtoi ai.