Princesha e Japonisë, Yoko është shtruar në spital për shkak të problemeve me pneumonisë dhe infeksionin me COVID-19. Autoritetet në Tokio thanë se ”princesha 38-vjeçare Yoko ishte anëtarja e parë e familjes mbretërore që u infektua me koronavirus”.

Fillimisht princesha u trajtua në Pallatin Perandorak, por pas ekzaminimeve mjekësore ajo u transferua në Spitalin Universitar në Tokio. Yoko është vajza e princit të ndjerë Tomohito dhe mbesa e ish-perandorit, Akihito.

Princesha Yoko është kreu i Yuai Jujikai, një korporatë e mirëqenies sociale me qendër në Tokio. Ajo gjithashtu drejton Shoqatën Japoneze të Dizajnit Universal të Tingujve, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon njerëzit me dëmtime të dëgjimit.

Japonia po kalon valën e gjashtë intensive të pandemisë së COVID-19. Deri më tani, 34 nga 47 provincat janë nën masa të shtuara kufizimi për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Japonia ka rreth 126 milionë banorë dhe që nga fillimi i pandemisë janë konfirmuar 3,4 milionë raste me COVID-19 dhe 19 587 vdekje.