Xhemi Shehu rrëfeu te emisioni “Ëndërrtjerrësit” disa prej momente të përplasjes me regjisorin Altin Basha kur ishte moderatore e “Portokallisë”. Fjala që ajo thoshte ishte “mirë” dhe kjo fjalë e acaronte shumë regjisorin.
“Më tha mos e thuaj atë mirë se ngjan si zysh, u acarova. Në prova më thoshte mos e thuaj atë mirë dhe unë prapë e thosha”, tha Xhemi.
Ajo i kujtoi me të qeshura këto momente. Xhemi aktualisht përflitet se do të rikthehet sërish për të moderuar Portokallinë.