Pasi shkuan dje në Elbasan dhe opozita doli blof pasi aty gjeti inceneratorin për të cilin thoshte nuk egziston, sot kanë shkuar atje deputetë të mazhorancës. Deputetët Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi dhe dhe Eduart Shalsi kanë inspektuar sot inceneratorin në këtë qytet. Administratori i Inceneratorit të Elbasanit u shpreh se incenerimi i mbetjetjeve ka filluar në korrik të vitit 2017 dhe ndërsa shpjegoi detaje për kapacitetin e inceneratorin ai tha se nuk është vetëm incenerim, por që zbatohen të gjitha shkallët e menaxhimit të mbetjeve.
Administratori i Inceneratorit të Elbasanit: Është bërë ndërtimi i impiantit. Në korrik 2017 ka filluar incenerimi i mbetjeve që do ndjekim tani. Pasi selektohen mbetjet e riciklueshme i nxjerrim në shesh. Nuk dëmtohen mbetjet e ricikueshme, por shkojnë atje ku duhet. Nuk është vetëm incenerim, zbatohen të gjitha shkallët e menaxhimit të mbetjeve.
Kapaciteti shkon 120-140 tonë. Nëse do sjellim dhe këto 2 bashkitë që nuk depozitojnë ende, kapaciteti shkon maksimal. Selektimi bëhet manual. Janë rreth 50 punonjës. Puna është 24 orë/365 ditë.
Më tej administratori tha se aktualisht sjellin mbetje Bashkia Elbasan, Librazhd dhe Cerrik.
“Aktualisht sjellin mbetje bashkia, Elbasan, Librazhd dhe Cerrik. Nuk është vetëm një incenerim, zbatohen të gjitha shkallët e përpunimit të mbetjeve. Seleksionimi bëhet manual nëpërmjet punonjësve. Në këtë zonë janë mbjellë mbi 4 mijë pemë”,u shpeh më tej adminitratori.