Me siguri të gjithëve ju është fiksuar në memorie takimi i Donaldit në fillimet e tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me ish-partneren e tij, Bora Zemanin.

Videoja e takimit të tyre ishte ndër më të klikuarat në Youtube në historinë e këtij edicioni. Edhe sikur të mos donim, aq herë sa kemi parë fragmente të këtij momenti në rrjete sociale, na është fiksuar edhe veshja e dy personazheve protagonistë.

Bora Zemani e takoi aktorin e veshur me një këmishë me shirita të gjelbër e blu, lejla e të verdhë. Ju kujtohet?

Mirëpo, një këmishë të ngjashme kishte veshur mbrëmë edhe mamaja e Donaldit, kur i bëri surprizën djalit të tij në Pallatin e Kongreseve.

Të gjithë nisën të krahasojnë veshjet, teksa pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.