Manchester United ka prezantuar zyrtarisht Cristiano Ronaldo Jr, i cili i është bashkuar babait të tij si lojtar i “Djajve të Kuq”. Ronaldo Jr, i cili sapo ka zgjedhur numrin 7 në pjesën e pasme të fanellës së tij, ashtu si babai, u prezantua së bashku me një shok skuadre pasi nënshkroi kontratën.

Jo befasisht, i riu ka ndjekur hapat e babait të tij duke përzgjedhur fanellën e famshme nr.7. Ronaldo Jr ka qenë në radhët e Manchester United që nga kthimi i babait të tij në “Old Trafford”, verën e kaluar. Ashtu si babai i tij, i riu e ndërroi Juventusin me “Djajtë e Kuq”.

Djali i CR7 do t’i bashkohet skuadrës U-12 të Manchester United, ku luan edhe djali i Nemanja Matic. Ronaldo Jr e ka shfaqur më parë talentin e tij në skuadrat e të rinjve të Juventusit. Ai debutoi me fanellën bardhezi vetëm pas ditëlindjes së nëntë, duke shënuar katër gola.

Cristiano Ronaldo i tha DAZN menjëherë pasi u bashkua me “Zonjën e Vjetër”: “Shpresoj që Cris, djali im, të bëhet si babai. Djali thotë se do të jetë më i mirë se unë, por mendoj se është e vështirë. Ai po luan për Juventusin dhe po përshtatet shumë mirë, ka qenë më e lehtë për të sesa për mua”.