Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan rezulton i infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti.
Me anë të një postimi në Twitter, Erdogan ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv së bashku me gruan e tij. Në mesazhin e tij, Erdogan thekson se është mirë dhe se do të punojë nga shtëpia.
“Pasi përjetuam simptoma të lehta, unë dhe gruaja ime dolëm pozitivë për Covid-19. Fatmirësisht kemi një infeksion të lehtë, të cilin mësuam se ishte varianti Omicron. Ne jemi në detyrë. Ne do të vazhdojmë të punojmë në shtëpi,” shkruan Erdogan.